
Një 38-vjeçar raportohet se ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar mbi një ndërtestë dy katëshe në Qytet Studenti.
Shtetasi i identifikuar me iniciale E.GJ po punonte në momentin që ka rënë. Ai u transportua për në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Policia po heton për zbulimin e shkaqeve.
Informacion paraprak
Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.