Një denoncim i mbërritur nga qytetarët gjatë protestës së sotme në Tiranë sjelli në vëmendje një zhvillim të ri sa i përket masave dhe logjistikës së forcave të rendit.
Sipas denoncimit, autoritetet kanë futur në terren motorë me katër rrota të tipit ATV, të cilët janë pozicionuar me qëllim kapjen dhe ndërhyrjen e shpejtë ndaj protestuesve, si në bulevard ashtu edhe në rrugët e brendshme e lagjet përreth.
Qytetarët vënë njoftojnë se mjete të tilla nuk janë parë gjatë ditëve të tjera të tubimeve, çka tregon një shtim të masave operacionale të policisë për menaxhimin e situatës dhe lëvizjen e shpejtë të efektivëve në zonat urbane.