Tiranë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit, niset me urgjencë në spital

Tiranë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit,…

Aksidentet në punë nuk kanë fund në Tiranën e cila prej 2 dekadash është kthyer në kantierim në më të madh të ndërtimit dhe betonit në vend.

Sot ka qenë fati i keq i një 55-vjeçari që ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ka qenë duke punuar në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.

Mësohet se 55-vjeçari, është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Ende nuk dihet gjendja e tij aktuale, por në vendngjarrje shkuan dhe efektivë të policisë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L., 55 vjeç.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit