Tiranë| Rrihet në mes të qytetit gazetarja e një televizioni

Tiranë| Rrihet në mes të qytetit gazetarja…

Policia e kryeqytetit ka proceduar penalisht dy persona. Ata goditën një gazetare në qytetin e Tiranës, duke u bërë kështu pengesë për vijimin e punës së saj.

Kjo ngjarje ndodhi një ditë më parë në rrugën “Hoxha Tahsin”, në momentin që gazetarja e një emisioni investigativ kishte shkuar me grupin e xhirimit për të kryer një raportim lidhur me një ndërtim pa leje.

Gazetarja u gjend aty pas denoncimit të një personi të përfshirë në konflikt me një palë tjetër për ndërtimin në fjalë.

Sipas policisë, teksa vajza po kryente intervistat, kanë ndërhyrë dy persona, një 50-vjeçar dhe një tjetër 62-vjeçar duke e goditur atë në krye të detyrës.

Dy burrat nuk kanë lejuar që gazetarja të kryejë detyrën e saj. Në lidhje me këtë situatë, gazetarja 24-vjeçare ka bërë denoncim në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit