Sekuestrohet pasuri me vlerë 3 mln €, i përkiste trafikantit shqiptar

Sekuestrohet pasuri me vlerë 3 mln €,…

Pasuria e një 54-vjeçari, që kap vlerën e 3 milionë eurove është sekuestruar pasditen e sotme (22 shkurt 2023).

Autoritetet bëjnë me dije se Emiljan Burba është dënuar me 21 vite burg për trafik droge në Itali dhe dyshohet se pasuria e tij është përfitim i veprimtarisë kriminale.

Hetimet për operacionin e koduar “Resort 2012” nisën dy vite më parë nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:

•2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio”, njofton policia. 

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit