Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, i moshuari përfundon në spital

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë,…

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në kryeqytet, në zonën e Laprakës.

Si pasojë, një i moshuar ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në rrugën ‘Nikoll Keta’, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombol e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit