Tiranë| Shpërthim me tritol, hidhet në erë një makinë

Tiranë| Shpërthim me tritol, hidhet në erë…

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Mësohet se një makinë, teksa ishte në lëvizje është hedhur në erë me tritol. Shpërthimi me tritol ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës në Unazën e re, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit