Tiranë/ Vëllai vret vëllanë dhe më pas kryen vetëvrasje

Tiranë/ Vëllai vret vëllanë dhe më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, në Tiranë. Mësohet se në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga ngjarja kanë mbetur të vrarë dy persona.

Krimi ka ndodhur në familje, ku vëllai ka vrarë me armë zjarrin të vëllanë. Pas aktit kriminal, autori që ka vrarë vëllain e tij, ka kryer vetëvrasje. Shkaku i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Pritet që në vijim të identifikohen të dy viktimat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit