Tirja/ Përplasjet gjatë seancës, gjyqtarja e revoltuar: Përse i fshinë SMS-të?

Tirja/ Përplasjet gjatë seancës, gjyqtarja e revoltuar:…

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për tre infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat janë arrestuar pas skandalit me Tire Alldervishaj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjyqtarja u kërkuar nga të pandehurat arsyen pse i fshinë bisedat me Tiren në momentin qe ajo u arrestua.

GjyqtarjaTë mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdojë çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.

Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.

Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’– është shprehur gjyqtarja.

Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen do t’i sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbajë përgjegjësi.

Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit