Tjetër aksident i rëndë, furgoni përmbyset në rrugë, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

Tjetër aksident i rëndë, furgoni përmbyset në…

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme, këtë herë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje një mjet tip furgon, raportohet se si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës, ka humbur kontrollin edhe është batuar në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke bërë që të ketë edhe një trafik i madh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Ndërkohë që mësohet se shoferi i automjetit të aksidentuar është nisur për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit