Tjetër aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Korçë-Pogrades

Tjetër aksident i rëndë/ Makina përplas për…

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në rrugët e Shqipërisë. Aksidenti i radhës ka ndodhur në afësi të fshatit Lumalas, në segemntin rrugor Korçë-Pogradec. Një mjet ka përplasur për vdekje një kembësor që po kalonte në anë të rrugës.

Viktima, ende i paidentifikuar, është transportuar në spitalin e Korçës, në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Këmbësori është goditur disa herë edhe nga mjete të tjera, pasi nuk e kanë parë në rrugë i shtrirë, përshkak të mungesës së ndriçimit. Drejtuesi i makinës mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit