Tjetër aksident i rëndë, vdes fëmija 8 vjeç në Durrës

Tjetër aksident i rëndë, vdes fëmija 8…

Pas Fierit, një tjetër aksident fatal ka ndodhur sot pasdite në Durrës. Policia ka bërë të ditur se në fshatin Jubë, një furgon ka aksidentuar një fëmijë, 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit të identifikuar si Q.N., 66 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit