Tjetër aksident me shkak shpejtësinë, ndërron jetë 16 vjeçari

Tjetër aksident me shkak shpejtësinë, ndërron jetë…

Ka humbur jetën një nga personat e plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur këtë të premte në Korçë. Mësohet se i riu i cili ka ndërruar jetë është 16 vjeçari Rei Sherifi. 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë të lartë. 

Pas aksidentit me makinë dy personat të plagosur u dërguan në spital.  

Personi I cili ishte drejtues i mjetit ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, ndërsa viktima ishte në vendin e pasagjerit. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik. 

Ky nuk është rasti i parë që shpejtësia I merr jetën një të riu. Kohëve të fundit aksidentet janë shtuar shumë, por më të shumta janë ato më shkak shpejtësinë ku shoferë kanë qenë të rinj. 

Pas të gjitha këtyre rasteve policia shtoi kontrollet vetëm disa ditë dhe ra përssëri në heshtje. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit