
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci. Bëhet me dije se një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Kroaci. Mësohet se 23-vjeçari shqiptar, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi mjeti Honda me targa sllovene që drejtonte është përplasur me një kamion në rrugën shtetërore D-59 në afërsi të Raduçiqit.
Ndërsa pasagjeri, një tjetër shtetas shqiptar 20 vjeç ka pësuar lëndime të lehta fizike dhe të dy janë dërguar për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm Knin. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak orësh ku janë të përfshirë edhe shqiptarë. Kujtojmë se dje një autobus , brenda të cilit ishte pasagjerë shqiptarë u përfshi në një aksident të rëndë, ku për pasojë 1 person humbi jetën dhe 9 u plagosën.