Tjetër aksident në minierat e Bulqizës

Tjetër aksident në minierat e Bulqizës

Një tjetër aksident ka ndodhur në minierat e Bulqizës pasditen e sotme. Minatori 55-vjeçar Astrit Çupi, punëtor ajrimi në minierën e Albchrome, është plagosur në gjymtyrët e poshtëm të trupit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Ky është një nga aksidentet e shumtë që kanë ndodhur këtë vit në minierën e Albchrome, më të madhen në Bulqizë dhe në gjithë vendin, ku ka humbur jetën edhe një minator në muajin maj. Aksidenti i Astrit Çupit vjen vetëm pak ditë nga rasti tragjik i minatorit 60-vjeçar Muharrem Plaku, i cili humbi jetën i bllokuar në galeri për më shumë se 5 ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit