Tjetër aksident në pak orë/ Del nga rruga mjeti në Bulqizë, plagoset një këmbësor

Tjetër aksident në pak orë/ Del nga…

Një  tjetër aksident ka ndodhur në vend pak orë pas atij ën Fushë-Krujë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin në Bulqizë  dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë , ka përplasur një këmbësor që ndodhej në rrugë. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ka marrë plagë të rënda. Por, është jashtë rrezikut për jetën. 

“Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sakaq, kujtojmë se INSTAT tregoi që në muajin shkurt aksidentet rrugore u rritën me 14.3%, pjesa më e madhe të shkaktuara nga shoferët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit