Tjetër aksident në Tiranë, urbani përplaset me dy makina

Tjetër aksident në Tiranë, urbani përplaset me…

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në linjat e transportit publik në Tiranë. Urbani i linjës së “Kristalit” është përplasur me dy automjete në afërsi të kryqëzimit të “Ish-Ekspozitës”.

Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë hyrja e gabuar në kryqëzim pa respektuar semaforin udhëzues. Megjithatë Policia e Tiranës ende nuk ka bërë publike detaje nga kz aksident.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në vendin e njohur si “Ura e Bllokut” ku urbani i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit