Tjetër aksident, përplaset urbani te rrethrrotullimi i Saukut

Tjetër aksident, përplaset urbani te rrethrrotullimi i…

Pas aksidentit të frikshëm të urbanit të Unazës në afërsi të Urës së Bllokut, një tjetër aksident ka ndodhur me mjetet e transportit publik. Këtë herë aksidenti ka ndohur tek rrethrrotullimi i Saukut, ku urbani i linës është përplasur me një mjet top karrotreci. Farmirësisht përplasja nuk ishte në përmasat e aksidentit të paradites së kësaj të hëne.

Sipas dëshmitarëve të rastit, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta te disa pasagjerë. Ky aksident vjen disa orë pasi një tjetër urban përplasi të paktën 11 automjete dhe duke lënë 9 persona të plagosur, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore dhe dhjetra të tjerë patën lëndime të lehta.

Rastet e aksidenteve po bëhen të shpeshta në linjat e transportit publik. Kujtojmë se një tjetër urban i Unazës përfundoi në lumin Lana disa muaj më parë. Po ashtu, urbani i linës së “Qytet Studentit” u përplas me stacionin te Marteriteti “Mbretëresha Geraldinë”, e të tjerë urbanë janë aksidentuar me mjete të ndryshme në rrugë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit