Tjetër akuzë për policin famëkeq që vrau George Floyd

Tjetër akuzë për policin famëkeq që vrau…

Polici i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd, duket se do të përballet dhe një akuzë tjetër. Derek Chauvin, bashkë më gruan e tij akuzohen nga autoritetet amerikane për evazion fiskal.

Raportohet se ata nuk kanë shlyer detyrimet monetare pre 38 mijë € ndaj shtetit të Minesotas. Kështu, ata i janë fshehur taksimit nga punë të tjera përveç asaj të policit.

Gjithashtu, si ai, edhe bashkëshortja, nuk kanë deklaruar përgjatë viteve 2014- 2019 pasurinë prej 464 mijë $. Chauvin mësohet se punonte dhe si ‘security’ apo roje nëpër restorante gjatë fundjavave.

Derek Chauvin (44), akuzohet se ka vrarë George Floyd (46), rreth 2 muaj më parë pasi e shtypi me gju në qafë për gati 9 minuta.

Drama, e cila u regjistrua në një telefon celular nga një kalimtar dhe pamjet u përhapën shpejt në internet, ndezi një valë protestash në Shtetet e Bashkuara dhe u përhap në të gjithë botën.

Më 25 maj, oficerët e policisë në Minneapolis arrestuan George Floyd, një afro-amerikan 46-vjeçar, pasi një shitës ambulant kishte telefonuar policinë, për të denoncuar George për blerje cigaresh me një kartëmonedhë false 20 dollarëshe.

/GazetaAtdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit