Tjetër atentat| Qëllohet me armë 34 vjeçari në Shkodër (EMRI)

Tjetër atentat| Qëllohet me armë 34 vjeçari…

Një 34-vjeçar i identifikuar si Vinces Nikoll Piroli ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në Shkodër. Fillimisht ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës por për shkak të plagëve të marra është nisur menjëherë drejt Tiranës. Piroli ishte banues në Sanxhak të Kurbinit dhe mbeten ende të paqartë rrethanat e plagosjes së tij.

Njoftimi i Policisë

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit