Tjetër humbje jete në lumenj, mbytet i riu në Drinin e Zi teksa lundronte me kajak

Tjetër humbje jete në lumenj, mbytet i…

Pas mbytjes së një 30-vjeçari në Vjosë, një tjetër mbytje në Shqipëri.

Mësohet se një fëmijë ka humbur jetën në lumin Drini i Zi.

Në Spitalin e Dibrës ka mbërritur një telefonatë, ku kërkohej ambulancë që të marrë një 17 vjeçar të mbytur në afërsi të Luznisë.

Bëhet me dije se 17 vjeçari me inicialet E. Z, ka qenë duke lundruar me kajak, kur ka humbur në ujërat e lumit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ai mësohet se ka rënë nga kajaku në një vend pranë Urës së Telit , ku lumi Drin është i rrëmbyeshëm.

Dy shokët e tij kanë shpëtuar, ndërsa E.Z është gjetur nga disa pushues rreth 5 km më poshtë në fshatin Selane.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit