Tjetër kamion aksidentohet në Skërficë brenda 24 orëve

Tjetër kamion aksidentohet në Skërficë brenda 24…

Pa u bërë 24 orë nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ku një autobot ra në humnerë dhe për pasojë humbi jetën shoferi nga Ukraina, këtë pasdite (28.02.2024) një tjetër kamion është aksidentuar.

Trajleri që shikoni në foto ishte duke udhëtuar në afërsi të tunelit të Skërficës, teksa ishte i ngarkuar me tulla. Ai ka pësuar një aksident duke derdhur të gjithë ngarkesën mbi asfalt, duke bllokuar qarkullimin për automjetet e tjera. Një tjetër automjet është përfshirë në aksident, duke hipur mbi grumbullin me tulla. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Një ditë më parë, një kamion që drejtohej nga shtetasi Andriu Kheustalov 58-vjeç doli nga rruga duke rënë në humnerë dhe u përfshi nga flakët. Fillimisht kamioni u raportua se po transportonte çimento, por në një reagim të dytë policia përditësoi se po transportonte naftë bruto me qëllim eksportimin nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës.

Nuk dihen ende arsyet që sjellin drejtuesit e kamionëve në këto ngjarje, por të dy rastet janë duke u hetuar.

Lexo edhe: Kamioni me çimento përplaset e merr flakë, ndërron jetë 31-vjeçari

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit