Tjetër komisioner i vetingut pritet të hetohet nga SPAK

Tjetër komisioner i vetingut pritet të hetohet…

Një tjetër anëtar i komisioneve të Vetingut pritet të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në një dokument të publikuar në A2CNN, rezulton se, Alma Faskaj, komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) është shkarkuar si gjyqtare në vitin 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Gjyqtarja Hajrie Muçmataj, e shkarkuar nga KPK,  konfirmoi për këtë television se në ditët në vijim do  t’i drejtohet SPAK, për të bërë kallëzim ndaj komisioneres Faskaj.

Ky është rasti i tretë, që komisionerët e vetingut kallëzohen në SPAK për fshehje të të shkuarës së tyre.

Dy ditë më parë, SPAK pezulloi nga detyra anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci pasi ai kishte fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997.

Ndërkohë nën hetim ndodhet dhe anëtari tjetër i KPA-së, Ardjan Hajdari. Ai është  i akuzuar nga Shërbimi Informativ në vitin 2006, kur punonte si avokat, si i përfshirë në një skemë korruptive.

Hajdari gjithashtu është akuzuar se ka deklaruar që ka punuar si avokat, për të plotësuar kushtet e zgjedhjes në KPA, por nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore si i tillë, që do të thotë ose ka gënjyer për punën ose ka kryer evazion fiskal. Gjithashtu, ai akuzohet se nuk flet gjuhën angleze pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument të kërkuar për të dëshmuar njohuritë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit