Tjetër kryebashkiak i socialistëve në SPAK

Tjetër kryebashkiak i socialistëve në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas padisë së bërë nga Fredi Beleri, ky i fundit kundërshtar i Goros në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Beleri e ka kallëzuar Goron për tjetërsim pronash në Himarë. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku socialist sillet dyerve të SPAK, duke u marrë në pyetje nga hetuesit e këtij insititucioni. Vetë Bëleri e ka paditur kryebashkiakun për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentash’.

Fredi Beleri ndodhet në burg që prej datës 12 maj të vitit që shkoi, pasi u arrestua nën akuzën e blerjes së votave. Nga porcesi i zgjedhjeve Beleri që garonte nën logon e koalicionit Bashkë Fitojmë u shpall fitues por deri më sot nuk e ka gëzuar për asnjëditë postin e dhënë nga qytetarët, pasi vijon të mbahet në burg. Nga ana tjeter, përfaqësuesi i socialistëve edhe pse humbi zgjedhjet vijon të jetë i pari i himariotëve duke mbajtur postin që kishte dhe para datës së zgjedhjeve.

Goro nuk është i vetmi kryebashkiak nga radhët e mazhorancës i cili ka përfunduar në SPAK, pasi denoncimet kanë qenë të shumëta për abuzime me detyrën dhe për kolegë të tjerë të tij, disa prej tyre tashmë pas hekurave. Mes tyre Vangjush Dako, Fatos Tushe, Agim Kajmaku ish-kryebashkiak i Vorës, Lefter Alla e të tjerë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit