Tjetër lajm i rëndë për kryeqytetin| Po udhëtonte me makinë, humb jetën e moshuara

Tjetër lajm i rëndë për kryeqytetin| Po…

Një e moshuar 72-vjeçare ka humbur jetën në kryeqyet teksa po udhëtonte me makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte. Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se në rrugën e Kavajës, shtetasja me iniciale L.R. 72 vjeç pasagjere në makinën me drejtuese shtetasen me iniciale Xh.K. ka ndërruar jetë. Dyshohet për arrest kardiak.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit