Tjetër ngjarje e rëndë/ I moshuari në Korçë, prej disa javësh i vdekur në shtëpi

Tjetër ngjarje e rëndë/ I moshuari në…

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Korçë.

Pas Vlorës, një tjetër i moshuar që kishte ndërruar jetë prej disa javësh është gjetur në banesën e tij.

Një shtetas rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Nga infot paraprake ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë.

Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore.

Kjo sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit