Tjetër përgjim trondit Maqedoninë, Zoran Zaevit kapet duke folur për Ali Ahmetin se...

Tjetër përgjim trondit Maqedoninë, Zoran Zaevit kapet…

Ato janë emërtuar “bomba” na shtypi maqedonas dhe nga mediat që po i publikojnë, pasi po trondisin mbarë opinionin në Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër përgjim është publikuar sot nga mediat, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Ky përgjim ka lidhje me ligjin e ri për Prokurorinë, që hyri në fuqi vetëm 11 ditë më parë.

Sipas tij, interesi i Zaev që të sigurohej shumica në Kuvend dhe për disa çështje të cilat ishin nën hetim e sipër, ishin aspektet kryesore të rregjistrimit.

Sipas mediave, në përgjim, Zaevi bisedon për Ligjin e Ri përfshirë edhe rastin për Ali Ahmetin, i cili ishte i dyshuar për ‘”Regjistrimin”.

Sipas Zaevit, me këtë zgjidhej dhe çështja e BDI-së dhe çështjet mbylleshin me vetë ligjin.

“Talir 2 po bie, bie edhe ‘Poshtenska Banka’ po bien një sërë rastesh, bie edhe rasti i Ali Ahmetit dhe pothuajse i gjithë rreziku është ky.

Kjo është e rëndësishme edhe për BDI-në dhe është një nga zgjidhjet që i kemi.

Mbyllen me vetë ligjin. Gjithçka që është pas datës 30, mbeten të gjalla 18 lëndët”,- është dëgjuar të ketë thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Por LSDM-ja ka reaguar menjëherë, duke konfirmuar se, Zaev luftoi për shumicën në Kuvend, që ky ligj të kalohej.

“LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev, vazhdimisht kanë luftuar për sigurimin e shumicës së dy të tretave në Kuvend.

Sot lëndët e PSP-së vazhdojnë, edhe pse ajo Prokurori nuk ekziston më”,- tha në deklaratën e saj LSDM-ja.

“Regjistrimi” ishte dosja që po hetohej nga Prokuroria Speciale, ku të dyshuar ishin Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski.

Ata dyshohet se, më 2011-ën kishin rënë dakord për të shtyrë zbatimin e regjistrimit, duke shkaktuar një dëm prej 75 milionë denarësh.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit