Tjetër rast dhune në futbollin shqiptar! Punëtori i fushës qëllon arbitrin

Tjetër rast dhune në futbollin shqiptar! Punëtori…

Incidentet në futbollin shqiptar duket se nuk do kanë fund, po sa vijnë dhe po shtohen. Pas asaj që ndodhi disa ditë më parë në ndeshjen mes Butrintit dhe Memaliajt, ku dy trajnerët e ekipit të Butrintit dhunuan një futbollist 21-vjeçar në fushën e lojës, një tjetër incident ka ndodhur në një ndeshje tjetër.

Bëhet fjalë për përballjen mes ekipeve “Luzi-2008 dhe Lushnja”, që luhej për javën e 18 të Kategorisë së parë të futbollit, ku ekipi i Luzi-2008 humbi ndeshjen 1-2. Në përfundim të ndeshjes 44-vjeçari me inicialet A. L., me detyrë punëtor i fushës ka goditur arbitrin kryesor. E gjitha ndodhi pasi ndeshja ishte mbyllur dhe lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që policia bëri arrestimin e menjëhershëm të agresorit.

Vepra penale që rëndon ndaj punëtorit të fushës është “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, ndërsa të paqarta janë shkaqet që sollën këtë situatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit