Tjetër sulm në shkollë në Serbi/ Vajza plagos me thikë nxënësen dhe mësuesen

Tjetër sulm në shkollë në Serbi/ Vajza…

Tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se një nxënëse ka plagosur me thikë një nxënës tjetër dhe mësuesen, e cila u përpoq të ndalonte agresorin. 

Fatmirësisht të plagosurat janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa shkolla është evakuuar. Po ashtu nxënësja që kreu aktin është arrestuar.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm një 13-vjeçar vrau me armë tetë nxënës dhe një roje sigurie në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”. 

Po ashtu gjashtë nxënës që mbetën të plagosur ndodhen në Qendrën Emergjente, përkatësisht në klinikën në Tiršovë, ndërsa prindërit e të miturit janë ndaluar. 

Sipas të dhënave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, djali i dyshuar për krimin ndodhet në një vend të posaçëm dhe do të vendoset në një pjesë të veçantë të klinikës për neuropsikiatri./B92

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit