Tjetër viktimë në kantierët e ndëtimit, humb jetën punëtori në Shëngjin

Tjetër viktimë në kantierët e ndëtimit, humb…

Aksidentet në punë dhe mungesa e masave të sigurisë vijojnë të marrin jetë njerëzish në Shqipëri!

Këtë të shtunë është regjistruar një tjetër ngjarje e rëndë në zonën e Kunes në Shëngjin, ku një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke punuar në një kantier. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Preng Gjoka, të cilit rreth orës 13:30 dyshohet se i ka rënë mbi kokë një dërrasë druri, duke i shkaktuar fillimisht plagë të rënda.

Gjoka është dërguar në spital me makinë rasti nga dy persona, të cilët pasi ia kanë dorëzuar mjekëve janë larguar, por 50-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë plagës së marrë. Pas kësaj Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet e rastit, ndërsa për sqarimin e rrethanave janë shoqëruar dy kolegët e të ndjerit.

Rasti i sotëm pason atë të 28-vjeçarit Emiljano Frroku, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi ra nga kati i nëntë i një pallati në ndërtim po në Shëngjin. Ai rezultoi se punonte në të zezë, dhe dy katet e fundit të pallatit që po ndërtohej ishin pa leje.

Mungesa e kontrolleve në kantieret e ndërtimit nga ana e institucioneve, bën që shpesh masat e mbrojtjes në punë të mos respektohen, duke shkaktuar dita-ditës viktima nga radhët e punëtorëve dhe dhimbe te familjet e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit