Tjetër viktimë nga COVID/ Humb jetën farmacistja

Tjetër viktimë nga COVID/ Humb jetën farmacistja

Një tjetër viktimë nga COVID.

Një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi.

43-vjeçarja me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj në Fush-Krujë është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh.

Ndërkohë së fundmi ka qenë e shtruar në spitalin aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

43-vjeçarja me inicialet H.S nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë.

Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit