Tjetër vrasje, gjendet e vdekur një 31-vjeçare në Kamzë

Tjetër vrasje, gjendet e vdekur një 31-vjeçare…

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Kamzë, pak minuta pas masakrës së ndodhur në Paskuqan. Policia bën me dije se një shtetase 31 vjeçe është gjendur e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” dhe viktima është Etleva Kurti.

Sipas policisë ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se po punohet për zbardhjen e saj. Rrethanat e vrasjes mbeten ende të paqarta dhe nuk ka ende informacion nëse kemi të bëjmë me një tjetër krim brenda familjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit