Tjetër vrasje në Shqipëri/ Gjendet i vrarë me thikë në zemër 33-vjeçari në Elbasan

Tjetër vrasje në Shqipëri/ Gjendet i vrarë…

Një tjetër ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pranë Zaranikut në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se një person është plagosur me thikë në zemër. Sali Hajdari, 33 vjeç është gjendur i shtrirë pranë ullishtes në Elbasan.

I riu nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e arsyes së kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit