TK në pronësi të bashkisë/ Aktorja: Qesharake! Nuk është vetëm i Tiranës

TK në pronësi të bashkisë/ Aktorja: Qesharake!…

Aktorja Juli Emiri e ftuar në studion e Abc News, foli për çështje e Teatrit Kombëtar. Vendimi i qeverisë për ta kaluar TK në pronësinë e bashkisë së Tiranës ka ndezur edhe njëherë debatin. Ndërkohë, aktorja thekson mes të tjerash se vendimi është qesharak, pasi teatri nuk është vetëm i Tiranës, por i gjithë Shqipërisë.

“Teatri ka qenë kryefjala e ditës këto 2 vjet. Për sa i përket çështjes së kalimit të pronësisë. Kryeministri e ka hequr nga vetmja dhe mbetet te Erion Veliaj. TK të kalojë në pronësi të një bashkisë, nuk është i Tiranës, është i gjithë Shqipërisë. E dyta më qesharake, kryetari i bashkisë është ilegjitim, sepse dihen zgjedhjet. U votua nga 10% e Tiranës”, tha Emiri.

Aktorja shton më tej se teatri duhet të restaurohet dhe nëse duan të bëjnë një të ri, të bëhet diku tjetër.

“TK ka arsye kryesore që mbrohet që është historia. Është detyra jonë që të mbrojmë identitetin tonë si komb. Është qesharake kur kryetari i bashkisë pyet çfarë alibie kemi ne, por çfarë alibie ka ai që do të shembë TK. Ai teatër restaurohet. Shumë mirë që do të bëjë teatri të ri, ta bëjë diku tjetër dhe të lërë TK.

Ai thotë se kjo godinë s’ka asnjë vlerë. Tani ky njeri është i shqetësuar për garderobën e TK. Para 24 korrikut ata donin ta zbraznin dhe ne nuk i lejuam. Ata nuk do i merrnin, dhe nuk do i ruanin. Te Art Turbina nuk ka vend. Me 24 korrik keni parë se në çfarë gjendje ishte lënë TK kur ne kemi hyrë aty. Gardëroba nuk është prekur fare, ne i kemi ruajtur. Ervin Culit i është kërkuar që të vijë ë bëjë inventar dhe nuk ka ardhur. Me siguri ata nuk vinë se kanë marrë vetë gjëra dhe i kanë shkatërruar”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur nëse janë për një referendum në Tiranë, aktorja theksoi edhe njëherë se nuk mund të vendosë vetëm kryeqyteti.

“Nuk ka sesi Tirana të vendosë për një TK. Nuk mund të vihet në diskutim fare. Ne ia kemi kërkuar refendumin kur ka qenë koha. Nëse godina restaurohet është shumë funksionale që të mbetet edhe si teatër s’ka pse të qëndrojë vetëm si muze. Ne edhe tani kemi dhënë shfaqje. Nga këto 30 kanë qenë të huaja”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit