Tmerr në autobusin Kombinat–Tufinë, dora e të moshuarës ngec në dyert e mjetit për një stacion

Tmerr në autobusin Kombinat–Tufinë, dora e të…

Një incident shqetësues është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku një e moshuar ka përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit me autobusin e linjës Kombinat–Tufinë.

Sipas qytetarit që ka raportuar rastin, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 11:00 të paradites, kur dora e gruas së moshuar ka ngecur në dyert e autobusit. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se, sipas denoncimit, dora e saj nuk u lirua as për një stacion të tërë.

Një situatë e tillë ngre pikëpyetje serioze për sigurinë e pasagjerëve në transportin publik. Bëhet fjalë për një person të moshuar, i cili mund të jetë më i rrezikuar nga dëmtime të mundshme, ndërsa dyert e autobusit duhet të garantojnë sigurinë e udhëtarëve dhe jo t’i kthejnë minutat e një udhëtimi të zakonshëm në momente paniku.

Si është e mundur që një pasagjere të mbetet me dorën të bllokuar në dyert e autobusit për një stacion të tërë? A u konstatua problemi nga drejtuesi i mjetit dhe çfarë masash u morën për të shmangur pasoja të mundshme?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit