Tmerr në Egjipt, babai e lidh dhe e lyen me mjaltë fëmijën në mënyrë që ta pickonin bletët

Tmerr në Egjipt, babai e lidh dhe…

Një mënyrë çnjerëzore dënimi është aplikuar nga një baba ndaj djalit të tij në Egjipt. Sipas medieve të huaja një djalë i vogël është lidhur me duar pas kurrizi dhe është lyer me mjaltë në mënyre që ta pickonin bletët.

34 vjeçari babai i fëmijës kishte zgjedhur këtë formë dënimi pasi vogëlushi kishte vjedhur sende të fqinjit.

Media lokale raportoi se nëna 29-vjeçare e fëmijës ishte tmerruar kur pa se si djali i saj po ndëshkohej dhe kërkoi ndihmë nga një ekip lokal i shpëtimit.

Policia ka arrestuar menjëherë babin pas denoncimit. Sipas autoriteteve mjekësore që e pritën fëmijën u shprehën se ai ishte në gjendje të mjerueshme dhe kanë nisur menjëherë trajtimi n e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit