Tmerr në Greqi/ 19-vjeçarja akuzon dy efektivët e policisë për përdhunim në komisariat

Tmerr në Greqi/ 19-vjeçarja akuzon dy efektivët…

Greqia është tronditur javët e fundit nga zbulimi i përdhunimit të një 12-vjeçareje nga më shumë se 5 burra, ndërsa tashmë një tjetër rast abuzimi ka dalë në dritë.

Këtë herë ka qenë dëshmia e një 19-vjeçareje e cila ka tronditur, duke treguar se është përdhunuar nga dy punonjës policie.

Sipas burimeve nga mediat greke, dy efektivët e policisë e kanë shoqëruar të renë në komisariatin e Omonias dhe e kanë përdhunuar njëri pas tjetrit në dhomat e zhveshjes. Njeri prej policëve ka pasur veshur edhe një kamera portative GoPro gjatë momentit të aktit.

Vajza u ka treguar kolegëve të të pandehurve se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në komisariatin e Omonias.

19-vjeçarja në dëshminë e saj nis të përshkruajë se si janë zhvilluar momentet e tmerrshme që ka përjetuar në orët e para të së mërkurës së kaluar, duke thënë se gjithçka nisi kur “gjatë bisedës sonë më thanë se rreth orës 1 do të përfundonte turni i tyre dhe do të shkonim në komisariatin e Omonias që të njiheshim më mirë”.

“Mbaj mend që më thanë të ulesha në një kafene që ishte afër repartit, e cila ishte e mbyllur për shkak të kohës dhe biseduam. Më pas më ofruan të më tregonin ambientet e godinës ku ndodhej reparti. Unë rashë dakord dhe ata më çuan pranë kullës së vrojtimit në hyrje, në të djathtë të zonës përdhese, dhe pasi zbritëm disa shkallë, arritëm në një dhomë që kishte një derë që nuk mbyllej dhe brenda kishte vetëm një tavolinë metalike”, vazhdoi përshkrimin në dëshminë e saj 19 vjeçare.

Sipas saj, më pas “u futa në dhomë bashkë me tre policët. Unë u ula ndërsa ata ishin në këmbë dhe ne biseduam. Pastaj (…) tha që të të lë vetëm me fëmijët dhe u largua. Pastaj edhe ai u largua (…) sërish me pretekstin se na la vetëm”.

Më në fund 19-vjeçari dëshmoi se “i fundit pa më thënë asgjë filloi të më puthte dhe unë edhe pse në fillim nuk u përgjigja, pastaj nga frika iu përgjigja dhe e putha. Më pas ai hoqi rripin dhe armën. Isha në shok, nuk mund të flisja”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit