Tmerr në Nigeri, Boko Haram vret barbarisht 43 fermerë

Tmerr në Nigeri, Boko Haram vret barbarisht…

Të paktën 43 persona janë vrarë në një sulm të shtunën në veri-lindje të Nigerisë.

Autorët mësohet se lidhën punonjësit në fushat e orizit dhe iu prenë fytin pranë Maiduguri, kryeqytetit të Bornos.

Ky është cilësuar si një ndër sulmet më të rënda në muajt e fundit të shkaktuar nga Boko Haram dhe grupet kryengritëse të Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Presidenti i Nigerisë Buhani e quajti këtë ngjarje si çnjerëzore, teksa ka kërkuar kapjen e autorëve.

Muajin e kaluar luftëtarët e Boko Haram vranë 22 fermerë në dy sulme të ndryshme./Ora News.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit