Tmerr në një qendër tregtare në SHBA/ 2-vjeçari bie nga duart e babait që ishte në shkallët elektrike, humb jetën menjëherë

Tmerr në një qendër tregtare në SHBA/…

Një djalë 2-vjeçar në mënyrë tragjike ka humbur jetën, pasi ka rënë nga shkallët elektrike në një qendër tregtare në Aurora të Colorados.

Policia nga ky vend ka konfirmuar për People, për këtë ngjarje tragjike se ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësve ishin telefonuar dhe me të dalë në vendin e ngjarjes, e kuptuan se një djalë kishte rënë nga kati i dytë, thuhet në kumtesë.

Ndër tjera në kumtesë, thuhet se pas inspektimit të vendin ku ka ndodhur, ngjarja është konfirmuar se fëmijë ka qenë në kraharorin e babait të tij, dhe se në ato momente ishin në shkallë duke zbritur poshtë kur në një moment humbi baraspeshimin dhe lëshoi djaloshin.

Dëshmitarët e ngjarjes që ishin në qendrën tregtare, kanë thënë se e kishin parë djaloshin duke qëndruar i shtrirë në tokë – pa vetëdije.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit