
Momentet e tmerrit në Turqi nuk kanë të mbaruara. Pasojat e tërmetit vazhdojnë dhe qytetarët janë çdo moment në rrezik. Ditën e sotme janë plagosur rëndë 4 persona teksa ishin duke udhëtuar më furgon për të shkuar në punë në një digë në Turqi. Në një video që po bënë xhiron e rrjetit duken gurë të mëdhenj bien nga kodra në hyrje të një tuneli në Artvin në momentin që furgoni po kalonte.
Sipas mediave greke, në furgon po udhëtonin 8 persona, 4 nga të cilët kanë marrë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk është e qartë nëse gurët janë shkëputur si pasojë e pas lëkundjeve të tërmetit. Por ajo zonë nuk ka pasur shembje dhe rrëshqitje të tilla më parë. Ndërsa autoritet e emergjencave civile iu kërkojnë qytetarëve të jenë vigjilent gjithë kohës si dhe të mos bëjnë udhëtime të gjata, në vende ku ka shumë ndërtesa nëse nuk e kanë të domosdoshme.
