Tmerr për Halloween / I riu spërkat me acid e plagos me thikë 15 persona në një tren

Tmerr për Halloween / I riu spërkat…

Një person ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën dhe të paktën 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë dhe acid në një tren në Tokio të Japonisë.

Sipas autoriteteve sulmi ka ndodhur në një linjë që lidh periferitë e kryeqytetit me qendrën e tij. Autori është një 20-vjeçar.

Pasi ka spërkatur me acid klorhidrik pasagjerët që ndodheshin rreth tij në një vagon të trenit, ai është lëshuar pa dallim duke i goditur me thikë, duke plagosur të paktën 15 persona para se të neutralizohej nga persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 me orën lokale dhe autori ka qenë i maskuar mes një grupi të rinjsh që po udhëtonin për të festuar Halloween.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit