
Mesditën e sotme një turist polak është nxjerrë pa shenja jeta nga Liqeni Artificial i Tiranës. Zona ka qenë e populluar ndaj edhe shumë persona të rastit i kanë ardhur në ndihmë për ta shpëtuar në kohë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se turisti ka qëndruar në ujë për më shumë se 4 minuta dhe falë ndërhyrjes së familjarëve dhe disa të rinjve është nxjerrë në breg.
Për më shumë se 10 minuta ata i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur në ambulanca.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas një komunikimi me Policinë, tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mesazhi i qytetarit:
Hyri nje turist polak tek liqeni dhe mbeti aty, ka ndejt 4 min nen uje derisa e gjeten familjaret e tyre dhe cunat tane, 10 min i kan dhen ndihmen e shpejt ne breg me pas erdhi ambulanca e mori, pa shenja jete. Thjesht u drodh njeher gjat ndihmes se shpejt dhe kaloi perseri pa ndjenja