Todhe i FLORFARMA merr 30 MLN Lekë nga taksat e shqiptarëve, ish-berberi i Gramoz Ruçit po bën kërdinë

Todhe i FLORFARMA merr 30 MLN Lekë…

Miço Todhe i FLORFARMA, ish-berberi i Gramoz Ruçit që ka bërë namin me tenderat e Shëndetësisë ka nisur t’i hedhë sytë nga qeverisja vendore, pasi aty luhet leku i madh. Përveç shëndetësisë gjetur mik edhe në pushtetin lokal. Tenderi i është dhënë nga Dritan Leli i Vlorës për blerje detergjentësh dhe dezinfektantësh për nevoja të këtij institucioni.

Në pamje të parë procedura e prokurimit duket e rregullt, pasi nuk ka asnjë shkelje. Por nëse shohim në brendësi të operatorëve ekonomike pjesëmarrës ajo që nuk përputhet është fakti se këto kompani kanë marrë pjesë në garë fiktivisht. Pra asnjëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, dokumentacion apo mostra dhe kjo nuk është diçka normale të aplikohet nga 3 kompani, duke nxjerrë fitues automatikisht kompaninë e Mitro Todhes.

Kompania e tij nën pronësinë e të birit Florjanit dhe të bijës Arjolës renditet e dyta në Shëndetësi përsa i përket numrit të tenderave të marrë, me përkatësisht 1473 të tillë, menjëherë pas kompanisë së Tom Doshit Aldosch-Farma. 5.3 MLD LEKË pa TVSH janë në vlerë parash procedurat e prokurimeve publike që kjo kompani ka marrë në këtë fushë.

Në lidhje me jetesën luksoze të Todhajve është folur shumë në media, gjykuar edhe nga shifrat që ata kanë marrë ndër vite nga buxheti i Shtetit. Por se si i kanë përfituar paratë e popullit kjo familje, procedurat dhe shkeljet, do të mund t’i ndiqni në artikujt tanë në vijim. JOQ ALBANIA


|Sheqët e Shëndetësisë| Tenderat MULTI-MILIARDËSH me taksat e shqiptarëve, i ndajnë me oligarkët e tjerë

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit