Toka merr 'mesazhin e saj të parë alien' nga Marsi

Toka merr ‘mesazhin e saj të parë…

Toka ka marrë një ‘mesazh alien’ nga Marsi dhe publiku po ftohet ta deshifrojë atë dhe të zbulojë se çfarë po përpiqen të na thonë kontaktet tona jashtëtokësore.

Udhëtarët e kohës na paralajmëruan se kjo do të ndodhte dhe ne kemi menduar prej kohësh mundësinë që në fund të fundit mund të ketë jetë në mars. 

Por siç mund ta keni parë kur kemi thënë mesazh alien kemi vendosur thonjëzat, sepse në të vërtetë nuk janë alienët ata që po përpiqen të na telefonojnë për një bisedë.

Jo, është një provë që po kryejnë njerëzit, vetëm në rast se ET vendos të kontaktojë me ne, ku një anije kozmike  rrotullohet rreth Marsit ka dërguar një sinjal në planetin Tokë. 

Ky mesazh është dërguar nga Instituti i Kërkimit për Inteligjencën Jashtëtokësore (SETI) si pjesë e simulimit të kontaktit të tyre të parë me një specie aliene, kështu që kur njerëzit e vegjël jeshilë të shfaqen më në fund, ne do të kemi ‘çajin dhe biskotat’ gati./Ladbible 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit