Toka nuk gjen qetësi! Lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë

Toka nuk gjen qetësi! Lëkundje të lehta…

Një tjetër tërmet është regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.

Raportohet se epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 3.10 sipas shkallës Rihter ka qenë në fshatin Qinam të Tiranës, ndërsa thellësia fokale e tërmetit 5 km.

Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në zonën e Fushë-Krujës dhe në fshatrat në veri-perëndim të Tiranës janë regjistruar disa lëkundje tërmeti, të cilat janë ndjerë edhe në zonën urbane të kryeqytetit, po ashtu dhe në qarkun e Durrësit.

Dy lëkundje të njëpasnjëshme gjithashtu u shënuan edhe mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Ato u regjistruan rreth orës 08:59 të mëngjesit të datës 27 qershor. Sipas të dhënave, magnituda ishte 3.9, ndërsa lëkundjet zgjatën disa sekonda. Pas kësaj, u regjistrua një goditje tjetër me magnitudë 4.1, rreth orës 09:04, duke shkaktuar panik tek banorët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit