Tokio 2020/ Luiza Gega mban lart flamurin kuqezi, atletja shqiptare kualifikohet në finale

Tokio 2020/ Luiza Gega mban lart flamurin…

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka bërë një paraqitje dinjitoze në Lojërat Olimpike të Tokios. 

32 vjeçarja nga Dibra ka arritur të kualifikohet në finalet e 3000 m me pengesa.

Gega garoi në baterinë e dytë, ku zuri vendin e pestë me kohën 9:23.85. Me këtë rezultat sportistja shqiptare kualifikohet direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs. Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës!

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit