Tom Cruise nënshkruan marrëveshje me NASA-n për të realizuar një film në hapësirë

Tom Cruise nënshkruan marrëveshje me NASA-n për…

Aktori i famshëm Tom Cruise ka firmosur një marrëveshje me NASA-n për të xhiruar një film në hapësirë.

NASA po punon me Cruise për të filmuar në stacionin ndërkombëtar hapësinor. Nuk ka detaje të filmit, por është zbuluar se nuk është një episod në vazhdimësi i të famshmit ‘Misioni i pamundur”.

Sipas burimeve pranë aktorit, thuhet se 57-vjeçari Cruise po bashkëpunon gjithashtu me miliarderin Elon Musk dhe kompaninë e tij SpaceX, i cili do të transportojë dy astronautë amerikanë në IIS për NASA-n këtë muaj.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine shkruajti në Twitter: “Nasa është e ngazëllyer që punon me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor!” Musk u përgjigj duke thënë se projekti “duhet të jetë shumë argëtues!”

Tom Cruise luajti në rolin e një astronauti në filmin Oblivion në vitin 2013, kur ai mbrojti burimet natyrore të Tokës nga pushtuesit e huaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit