Tom Doshi merr paratë e Spitalit të Gjirokastrës për dy vjet me urdhër të Edi Ramës

Tom Doshi merr paratë e Spitalit të…

Rama i dorëzon Tom Doshit buxhetin e të gjithë spitaleve në Shqipëri për ilaçet, sfidon amerikanët që e kanë futur në listën e zezë si kokën e krimit, korrupsionit politik, shantazheve dhe trafiqeve në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur zyrtarisht në listën e zezë Tom Doshin si një nga kokat e krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri, por Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu kanë vënë buxhetin e shëndetësisë në dispozicion të tij.

Ditët e fundit, me urdhër të Ramës dhe nën kujdesin e ministres Manastiriu, Tom Doshi ka marrë për dy vjet paratë e Spitalit të Gjirokastrës.

Kompania e Tom Doshit, Aldosch Farma, të cilën e ka kaluar formalisht në emër të një personazhi anonim i quajtur Aqif Hoxha, ka marrë pa garë tenderin për furnizimin me ilaçe të Spitalit të Gjirokastrës për dy vite. Deri në vitin 2022, paratë e Spitalit të Gjirokastrës për barnat do të shkojnë në xhepat e Tom Doshit, i cili do të japë në këmbim ilaçe të skaduara.

Skandali qëndron jo vetëm në faktin se Tom Doshi është skeduar nga SHBA si njeri i krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri, por edhe sepse tenderi është dhënë me pazare nën tavolinë, pra pa garë, duke shmangur konkurrencën.

Kalimi i parave të Spitalit të Gjirokastrës në duart e Tom Doshit, është vetëm maja e aisbergut. Gjatë viteve të fundit, Tom Doshi ka marrë 1 619 tendera dhe 4 koncensione korruptive në sektorin e shëndetësisë.

Nga verifikimet rezulton se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu i kanë dorëzuar Tom Doshit një pjesë të buxhetit për ilaçe të QSUT, të spitaleve të Korçës, Spitalit Psikiatrik Elbasan, Spitalit Sarandë,

Spitalit të Traumës, spitaleve Elbasan, Kukës, Fier, Lushnje, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kurbin, Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Gjinekologjik “Koco Gliozheni”, Spitalit Gjirokastër, Berat, Lezhë, Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, Spitalit Përmet, Librazhd, Devoll, Gramsh, Bulqizë, Pogradec, Tropojë etj.

Kur Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu caktojnë buxhetin për shëndetësinë, parashikojnë edhe paratë që duhet të marrë Tom Doshi. Askush nuk guxon të kontrollojë veprimtarinë e kompanive të tij, evazionin fiskal, ilaçet e skaduara etj., pasi përballet me shkarkim të menjëhershëm, kërcënime dhe shantazh.

Gjatë mandatit të parë të Ramës, Tom Doshi kërcënonte dhe rrihte ministrat, ndërsa drejtorët e sektorëve ku kishte interesa, i kishte ushtarë. Ministrat e Ramës raportonin tek Toma që nga Gjiknuri, Beqja, Ahmetaj etj. Për Tom Doshin, amerikanët kanë një dosje voluminove. Nëse një ditë do ketë drejtësi në Shqipëri, Toma rrezikon disa vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit