Toma kërcënon Ramën: Pa ne s’vjen dot në qeveri, bëji mirë llogaritë

Toma kërcënon Ramën: Pa ne s’vjen dot…

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka hedhur akuza të forta ndaj socialistëve në një deklaratë të fundit.

Ai akuzoi Benet Becin për ushtrim presioni ndaj votuesve të Shkodrës duke i kujtuar se ishte pikërisht ai që e solli në Shkodër.

“Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër”, deklaroi Doshi, duke e cilësuar veprimtarinë e kryebashkiakut si të korruptuar dhe të papranueshme për PSD-në.

Ai shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, Partia Socialdemokrate do të marrë 3 mandate në Shkodër dhe një tjetër në Kukës, duke theksuar se pa mbështetjen e tij, Partia Socialiste nuk do të mund të formojë qeverinë.

“Do të marrim Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre”, theksoi Doshi.

Në vijim të deklaratës së tij, ai u ndal edhe te fenomeni i presionit ndaj votuesve, duke akuzuar drejtorin e Spitalit të Shkodrës se ka kërkuar vendosjen e shenjave dalluese gjatë votimit.

“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet”, tha Doshi.

Lideri i PSD-së theksoi gjithashtu se forca që ai drejton është tashmë e para në Vaun e Dejës dhe nuk do të bëjë kurrë aleancë me Partinë Demokratike.

“Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi”, deklaroi ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit