Tomi Frashëri i AKEP shpall fitues “BNT ELECTRONICS” me ofertë sa 99.9% e fondit limit

Tomi Frashëri i AKEP shpall fitues “BNT…

Tomi Frashëri, drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vazhdon të shërbejë në detyrën e tij si shpërndarës i parave nga buxheti i shtetit në drejtim të kompanive të cilat dyshohet se janë fitues të paracaktuar të tenderave që organizon AKEP.

Më konkretisht Tomi Frashëri ka organizuar një tender të ri me numër reference REF-85887-02-04-2021. Ky tender ka si objekt “Shpenzime për mirëmbajtje dhe suport teknik për sistemin e monitorimit të spektrit të frekuencave SRFMS Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe TMS”.

Vihet re se në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht BNT ELECTRONICS me vlerë të ofruar 17,490,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 210 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo vetëm kaq, por rezulton se oferta fituese e BNT ELECTRONICS është sa 99.9% e fondit limit. Të dyja këto fakte ngrenë dyshime të forta se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar. Jepi Tomi!/JOQALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit